18 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

“Skifter” para militantëve, “pulë” para Stoltenbergut: Kurti s`ia përmend shefit të NATO-s ujdinë “e fshehtë” të Thaçit me aleancën

- Advertisement -

Sa herë që ka tensione në veri, kryeministri aktual e sulmon ish-kryeministrin për këtë çështje, duke thënë se kjo ujdi ka qenë antikushtetuese.

Këtë çështje, ai nuk e harroi as në mbledhjen e LII të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, e cila është mbajtur pas sulmit në Banjskë më 24 shtator. Por, ujdinë e Thaçit me ish-sekretarin e NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, kryeministri Kurti nuk e ka përmendur fare në takimin e djeshëm me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Më 30 shtator, para mbështetësve të tij, Kurti kishte thënë se për shkak të zotimit të Thaçit nuk mund të dërgohet FSK-ja në veri që ta ruante kufirin me Serbinë.

Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-së i një pararendësi tim që nuk lejon FSK të futet në veri, por kufiri ynë duhet të ruhet. Ky vakum që është atje duhet të mbushet dhe për këtë jemi duke e shtuar bashkëpunimin me partnerët e aleatet ndërkombëtarë e ata pranin NATO-s atje”, kishte thënë Kurti.

Edhe më i ashpër ndaj kësaj marrëveshje Kurti ka qenë në mandatin e parë të tij si kryeministër.

Më 26 shkurt të vitit 2020, Kurti kishte dalë në një konferencë të jashtëzakonshme për media, duke e publikuar këtë marrëveshje.

Sipas tij, ujdia në fjalë ishte e fshehtë dhe e dëmshme për Kosovën.

Madje, ai kishte thënë se këtë marrëveshje do ta adresonte edhe në gjyqësor.

Fshehja e një marrëveshjeje të tillë që nga 19 prilli 2013, kur menduam se kishte vetëm një marrëveshje, dhe ishin dy, ne e konsiderojmë si shkelje flagrante dhe kjo duhet të adresohet nga gjyqësori. Unë do të doja të shfrytëzoja këtë mundësi për të theksuar pozicionin tonë në partneritet me NATO-n dhe KFOR-in“, kishte thënë Kurti, duke vazhduar kritikat ndaj marrëveshjes.

Kjo marrëveshje është një moment vendimtar në të cilin u shpik termi ‘Kosova e Veriut’ dhe thuhet se FSK nuk do të shkojë atje pa pëlqimin paraprak të KFOR-it, i cili nuk është aprovuar nga institucionet e Kosovës dhe për të cilin nuk është informuar Kuvendi dhe tregon se Asiociacioni i komunave me shumicë serbe dhe shkëmbimi i territoreve nuk janë dy gjëra të ndryshme“, ishte shprehur Kurtti.

Ai kishte treguar dokumentin e marrëveshjes së fshehur e mori nga një zyrtar i NATO-s dhe nuk e gjeti atë në zyrën e kryeministrit.

Heshtja para Stoltenbergut

Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, Jens Stoltenberg, dje ka vizituar Kosovën ku është takuar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ky i fundit, e kishte rastin ideal të thoshte se kjo marrëveshje nuk është e drejtë, por heshti. Për takimin ka shkruar edhe në profilin e tij në “Facebook”.

Në postimin e tij nuk e ka përmendur fare marrëveshjen e Thaçit me NATO-n për dërgimin e FSK-së në veri.

Takimi i tretë me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Stoltenberg, kësaj radhë si nikoqir. Kosova në NATO nuk është vetëm slogan, nuk është vetëm aspiratë. Ajo përherë e më shumë po bëhet nevojë e terrenit dhe domosdoshmëri e kohës. Partneriteti për Paqe duhet të jetë hapi i parë, sepse me NATO-n jemi partnerë në qëllime dhe aleatë në orientime”, ka shkruar Kurti.

As në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit nuk është përmendur fare kjo marrëveshje.

Sipas këtij njoftimi, Kurti shefin e NATO-s e ka njoftuar për 48 bazave të përparme operacione serbe përreth kufirit me Kosovën dhe sistemin kundër-ajror në afërsi të këtij kufiri.

Më këtë rast, Kryeministri listoi sistemet ushtarake të Serbisë që përfshijnë sistemin e modernizuar të raketave “FK-3” dhe “Pancir S1” si dhe sistemet tjera të raketave “Neva M1T” dhe “Kub M2 (SM)” të Brigadës 250 të ushtrisë serbe. Ai tha se sistemi FK-3 është sistem raketor kinez, me të cilin në vitin 2022, Serbia u bë vendi i parë në Evropë që operon me armë kineze, e që përfshinë edhe dronët luftarak CH-92. Ai shtoi se Forcat e Armatosura të Serbisë po ashtu kanë krijuar një njësi të veçantë për mbikëqyrjen e dronëve e cila si njësi operon në kuadër të Brigadës së 63-të të Parashutistëve të ushtrisë serbe. Kryeministri Kurti kërkoi nga Sekretari i përgjithshëm Stoltenberg bashkëpunimin e ngushtë me NATO-n për paqen dhe sigurinë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Në anën tjetër, sekretari i NATO-s edhe në Prishtinë përsëriti se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk mund të shkojë në veri të vendit pa pëlqimin/pajtimin e trupës paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

“Çdo dërgim i Forcave të Sigurisë së Kosovës duhet të marrë pajtimin e NATO-s, çdo aksioni i policisë së Kosovës në ato zona duhet të informohet paraprakisht KFOR-i dhe të mos të rrezikojë paqen dhe sigurinë”, ka thënë Stoltenberg, në një konferencë për medie, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit