Shqiptarët protestojnë në Shkup kundër dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, Ahmeti: Akuza të Beogradit e Moskës

- Advertisement -

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë protestuar sot në Shkup kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Sepciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ali Ahmeti, një prej themeluesve të UÇK-së i cili sot drejton partinë Bashkimi Demokratik për Integrim ndau në Facebook fotografi nga protesta e sotme në kryeqytetin maqedonas

“Sot në Shkup, njëjtë si në Prishtinë dhe në qytete të tjera, u mbajtën marshime paqësore e protestuese në mbështetje të çlirimtarëve dhe me një kërkesë të qartë: Liri për çlirimtarët! Liri për pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!”, shkroi ai.

Ahmeti tha se “ata që luftuan për lirinë e Kosovës nuk mund të gjykohen mbi akuza të fabrikuara dhe narrativave të ndërtuara nga Beogradi e Moska”.

“Drejtësia duhet të mbështetet në të vërtetën, në fakte dhe në një proces të drejtë. Sot, zëri i mijëra qytetarëve nga Shkupi, Prishtina dhe qytetet tona ishte një: drejtësi për çlirimtarët dhe liri për ata që luftuan për lirinë tonë”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit