Kosova po mposhtet 2-0 nga Austria, pas pjesës së parë

- Advertisement -

Është mbyllur pjesa e parë në Vjenë, në ndeshjen mes Austrisë dhe Kosovës.

Pas 45 minutave të parë, Austria po avancon 2-0.

Austriakët shënuan gol në minutën e 23-të të ndeshjes.

Ishte mbrojtësi i Fulhamit, David Affengruber që shënoi me kokë, nga harkimi i Romano Schmid.

Golin e dytë e shënoi Junior Adamu në minutën e dytë shtesë të pjesës së parë.

Kosova pati një mundësi të mirë shënimi në minutën e gjashtë, por që nuk u konkretizua nga Vedat Muriqi.

Muriqi nuk arriti të shënojë nga afër, duke dërguar topin mbi portë.

Kjo ndeshje i përket xhiros së dytë të Ligës së Kombeve, Liga B./

Të ngjashme

Të fundit