24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Shkëlzen Maliqi tallet me Kurtin, e quan gjeni: Injoron dhe përbuzë propozimet e BE-së dhe ShBA-së

- Advertisement -

Publicisti Shkelzen Maliqi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk i kupton lojërat me faktorët ndërkombëtare dhe i injoron e i përbuzë propozimet e BE-së dhe SHBA-së.

Maliqi ka thënë se Kurti i mbanë në xhepin e vogël prej gjeniu idetë e veta se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë.

Ai tutje ka thënë se naivitet absolut dhe vetëdestruktiv të krekosesh me ide dhe mençuri para atyre që në të vërtetë janë arbitrat e marrëveshjes.

Ndër të tjera, Maliqi është shprehur se asnjëherë në histori nuk e kemi pasur fatin si tani që të përkrahemi nga shumica e superfuqive vendimmarrëse, por “gjeniu ynë” ka vendosur mos t’i përfillë.

Postimi i plotë:

KM i Kosovës nuk i kupton rregullat e lojës me faktorët ndërkombëtarë. Injoron dhe përbuzë propozimet e BE dhe SHBA, sepse i mban në xhepin e vogël prej gjeniu idetë e veta se si duhet të jetë marrëveshja me Serbinë. Është naivitet absolut dhe vetëdestruktiv të krekosesh me ide dhe mençuri para atyre që në të vërtetë janë arbitrat e marrëveshjes. Gjatë historisë asnjëherë nuk kemi pas fat të tillë, si aktualisht, që të jemi të përkrahur nga shumica e superfuqive vendimarrëse në çështjet gjeopolitike, por ja që gjeniu ynë dritëshkurtër paska vendosur mos ti përfillë Amerikën, Britanin dhe Francën!

Pa, pa, pa, pa! Aferim bre!

Le të na merr tash lumi…

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit