Bardhyl Mahmuti: Situata pas 16 shtatorit sikur koha e suspendimit të autonomisë, vendimi rrënon bazat e shtetit të Kosovës

- Advertisement -

Aktivisti politik, Bardhyl Mahmuti, në një intervistë në FRONTAL të T7 ka thënë se situata në Kosovë pas vendimit të Hagës për dënimin e krerëve të UÇK’së është faza e parë e asaj që mund të krahasohet me kohën e Millosheviqit kur ishte suspenduar autonomia.

“Kurrë s’ka qenë gjendja më e jashtëzakonshme sesa 16 shtatori. Vendimi i 16 shtatorit është faza e parë që mund të krahasohet me periudhën e Millosheviqit kur është suspenduar autonomia e Kosovës”, ka thënë ai në T7.

Sipas Mahmutit, vendimi i Hagës e cenon shtetin e Kosovës.

“Vendimi rrënon në mënyrë perfide bazat e shtetit, cënon pavarësinë e shtetit”, ka shtuar ai.

Tutje, duke folur për Kosovën, Mahmuti thotë se fakti që gjykatësi i Hagës bën një formulim të tillë ku thotë se gjykata s’e ka parë të nevojshme që të marrë qëndrim për aktin e pavarësisë së Kosovës, sipas tij është qëndrim mohues.

“Trupi gjykues thuhet se nuk e ka parë të nevojshme që të marrë qëndrim rreth asaj nëse pavarësia në vetvete është kriminale apo e paligjshme. Ky qëndrim është për të mohuar pavarësinë e Kosovës”, shton ai tutje

Të ngjashme

Të fundit