Studentët mbështesin protestën masive të 1 tetorit në Prishtinë: Liria nuk mund të cënohet – jo në emrin tonë (Video)

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha kanë bashkëbiseduar me studentë të Fakultetit Filozofik, të cilëve u kanë bërë thirrje t’i bashkohen protestës “JO NË EMRIN TIM”, kundër vendimit dënues ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale në Hagë.

- Advertisement -

Protesta do të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë nga ora 16:00.

Tasholli dhe Hoxha theksuan se historia nuk mund të ndryshohet në emër të popullit të Kosovës dhe as nuk mund të vihet në pikëpyetje vërtetësia e luftës së UÇK-së për liri.

“E ka kapë në dorë UÇK-në rinia, s’mundeni me ia hekë kurrë prej dore”, tha Tasholli.

Ndërsa, studentët u shprehën se do të marrin pjesë masivisht në protestën e 1 tetorit, sepse liria nuk mund t’i cenohet askujt.

Të ngjashme

Të fundit