Rama të premten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, flitet se do të adresojë dënimin e krerëve të UÇK’së

- Advertisement -

Kryeminsitri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që prej ditës së shtunë, pritet të mbajë nesër fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, në hapje të debatit.

Mbetet ende pikëpytje, nëse pjesë e fjalës së kryeministrit do të jetë edhe dënimi i liderëve të UÇK-së, që tronditi gjithë shqiptarët një javë më parë.

Gjatë këtyre ditëve Kreu I qeverisë ka zhvilluar një takim me komunitetin shqiptar në Michigan ndërsa siç ka njoftuar më herët Agjencia për Media dhe Inforim, kryeminsitri pritet të marrë pjesë aktivitete të nivelit të lartë dhe takime me përfaqësues të politikës, ekonomisë dhe organizatave ndërkombëtare.

Asambleja e Përgjithshme të OKB-së zhvillon punimet e saj nga data 22 deri më 28 shtator, ndërsa kryeminsitri Rama shoqërohet në këtë takim nga bashkëshortja Linda Rama dhe delegacioni zyrtar

Të ngjashme

Të fundit