11.6 C
New York
Sunday, April 28, 2024

Buy now

Sa krenar të jem “fshatar” lexo UÇK

- Advertisement -

Shkruan: Isa Krasniqi

Dëshmia e ish diplomatit amerikan Shaun Byrnes, lidhur me klasifikimin e UÇK-së nga disa të vetëquajtur “qytetarë” si një grup “fshatarësh”, shpërfaqi një realitet të shëmtuar të asaj kohe, por që fatkeqësisht ndodhë edhe sot, por në trajta të tjera.

Ish diplomatin amerikan më ka rastisur ta takoj gjatë luftës, sa isha në UÇK, diku në një fshat të komunës së Malishevës, si dhe kam pasur kontakte telefonike gjatë bombardimeve të NATO-s, pasi kisha në menaxhim dy telefona satelitorë në selinë e Agjencisë së lajmeve “Kosovapress”.

Ka shumë argumente për të vërtetuar shëmtinë e këtij klasifikimi të UÇK-së, nga disa “qytetarë” të vetëquajtur të Prishtinës, por shkurtazi do sjelli një faktim interesant menjëherë pas çlirimit në Prishtinë.

Menjëherë pas lufte, me dekret të Kryeministrit të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës Hashim Thaçi, isha Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së lajmeve “Kosovapress”. Pa lejen time ndodhi një lëshim i Kryeredaktorit të kësaj Agjencie, duke publikuar një opinion të një ish të burgosuri politik, bash lidhur me veprimet e një pjese të kësaj kaste të “qytetarëve”.

U viktimizuan, e shpifen si kërcënim dhe vajtuan para ndërkombëtarëve, se ja këta “fshatarët” kanë ardhur në qytet dhe po na kërcënojnë me zhdukje. Kështu të viktimizuar fituan miliona ndihma për mediat e tyre dhe “Kosovapress” fitoj vetëm presion dhe qortim. Meqenëse presioni ndërkombëtar u fokusua mbi “kryefshatarin” e “fshatarëve”, Kryeministrin e asaj kohe, ai për hirë të një strategjie që kishte, më propozoi që ta shkarkoja nga pozita, Kryeredaktorin e atëhershëm të “Kosovapress-it”. Meqenëse Kryeredaktori ishte një ish i burgosur politik, person që kishte vuajtur burg në burgjet jugosllave për Republikën e Kosovës, unë nuk e shkarkova, por duke u vetësakrifikuar dhashë dorëheqje, sepse kuptova strategjinë që kishte Kryeministri. Strategjia ishte ruajtja e raporteve me aleatët tanë dhe konvertimi i këtyre të vetëquajturve “qytetarë” në “patriot”. Sidoqoftë Kryeministrit ia dhashë shqetësimin tim, të cilin do ta jap ndonjëherë tjetër.

Ku jemi sot pas 25 viteve, jo që është arritur strategjia se këta disa të vetëquajtur “qytetarë” të bëhen patriotë, por këta paskan pas shumë vullnet e dëshirë dhe sipas dëshmisë, në mënyra indirekte të pista, edhe paskan kontribuar që “kryefshatarin” me shokë, ti dërgojnë për civilizim në “qytetarë”, por jo në Prishtinë, por në Hagë.

P.S. Unë jam edhe pak më larg se “fshatar”, jam i maleve të Lumajve të Kpuzit, pra jam “malësor”. Por jam shumë krenar që jam “malësor”, jam shumë krenar që jam UÇK. Ju që doni ende jugosllavizmin plasni, thjeshtë gëzojeni lirinë, sepse Jogosllavia ka vdekur, pikërisht prej këtyre shqiptarëve “fshatarë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit