10.8 C
New York
Sunday, May 12, 2024

Buy now

Lulzim Rexha ka nevojë për ndihmën tuaj, është diagnostifikuar me një formë të rrallë të kancerit

- Advertisement -

Lulzim Rexha është diagnostifikuar me një lloj të rrallë të kancerit dhe ka nevojë për ndihmën tuaj.

Për ta ndihmur Lulzimin mund të klikoni në linkun e Gofundme: https://gofund.me/949dd794

Njoftimi i plotë:

Të dashur miq e të dashura mike,

Tash e një kohë, shoku e kolegu ynë Lulzim Rexha (Luli) është diagnostikuar me një formë të rrallë të kancerit, që njihet si “Ewing Sarcoma”. Ballafaqimin me këtë sëmundje dhe trajtimin e saj, Luli është duke e vazhduar në Gjermani.

Kostot e trajtimit i tejkalojnë mundësitë financiare të familjes. Prandaj, po ju drejtohemi juve – aty ku kemi gjetur gjithmonë mbështetje e solidaritet – për t’ju lutur të kontribuoni aq sa keni mundësi financiarisht, që së bashku, t’ja lehtësojmë të paktën financiarisht këtë barrë Lulit dhe familjes së tij.

Lulin të gjithë e njohim si koleg të vyer, punëtor të palodhur e mbi të gjitha shok të buzëqeshur e mbështetës për secilin e secilën në çdo rrethanë. Hajde të bëhemi bashkë të gjithë ne kësaj here për të, që të na kthehet në Kosovë me energjinë pozitive që e karakterizon.

Së bashku #PerLulin

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit