10.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Rusia kërcënon që të reduktojë furnizimin me gaz të Evropës

- Advertisement -

Gjigandi rus Gazprom ka paralajmëruar sot se do të reduktojë furnizimin me gaz natyror në Evropë që nga e hëna e ardhshme duke “shtypur” rrjedhën në një tubacion që kalon përmes Ukrainës.

Në llogarinë e saj zyrtare në telegram, kompania shtetërore tha se gazi i destinuar për Moldavinë po mbahet në Ukrainë, kështu që do të reduktojë furnizimin në tubacionin Sudzha për të llogaritur diferencën.

“Vëllimi i gazit të furnizuar nga Gazprom në GIS Sudzha për tranzit në Moldavi përmes territorit të Ukrainës tejkalon vëllimin fizik të transmetuar në kufirin e Ukrainës me Moldavinë,” tha ai.

Kujtojmë se Evropa ka nxituar që të rimbushë rezervat e saj këtë vit përpara dimrit, pasi Rusia uli në mënyrë dramatike flukset e gazit  në tubacion, duke përfshirë ndalimin e të gjitha dërgesave përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në shtator.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit