22.7 C
New York
Monday, May 20, 2024

Buy now

IDF: Izraeli ka armët që i nevojiten në Gaza edhe pa furnizimet e ShBA-së

- Advertisement -

Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) Daniel Hagari thotë se ushtria izraelite ka armët që i nevojiten për misionet që po planifikon në Gaza, pas paralajmërimeve të presidentit amerikan Joe Biden për furnizimet me armë.

Hagari u pyet nëse ushtria izraelite ishte gati për një betejë në Rafah në Gazën jugore pa armë amerikane. Biden tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara do të ndalonin dërgesat e disa armëve për Izraelin nëse ai vazhdon fushatën e tij në qytetin jugor të Gazës, Rafah.

“IDF ka armë për misionet që po planifikon. Dhe gjithashtu për misionet në Rafah, ne kemi armët që kërkojmë. Ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara për Izraelin dhe IDF deri më tani ka qenë e paprecedentë gjatë gjithë luftës.””, tha Hagari.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit