“Rrobat lahen, po turpi?” – Kyeziu-Hyseni reagon ndaj Kadrijajt

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbreshe Kyeziu-Hyseni, ka reaguar pas incidentit të sotëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, hodhi vezë në drejtim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Përmes një reagimi, Kyeziu-Hyseni ka kritikuar edhe deklaratat e Kadrijajt pas incidentit, duke ngritur pyetje nëse ato mund të “lahen” njësoj si rrobat e Kurtit.

“Sakoja dhe pantollonat e Kryeministrit Albin Kurti besoj që tanimë janë larë në pastrim kimik, por çfarë ndodhë me turpin dhe banalitetin e deputetes Time Kadrijaj që nxorri nga goja sot? A mund të lahen dot?!”, ka shkruar Kyeziu-Hyseni.

Të ngjashme

Të fundit