Rritet presioni ndaj Abdixhikut, edhe dega e LDK-së në Rahovec ia kërkon dorëheqjen

- Advertisement -

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec u është bashkuar degëve që kanë kërkuar zgjedhje të reja në këtë parti.

Kryetari i kësaj dege, Burim Krasniqi, ka bërë me dije se delegatët e kësaj dege i kanë dhënë nënshkrime për shkarkimin e kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Në një prononcim për Ekonomia Online, ai ka thënë se Abdixhiku duhet të jap dorëheqje.

“Dega jonë në Rahovec kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në të gjitha strukturat e LDK-së, degët, nëndegët dhe në nivel qendror për shkak të rezultatit jo të mirë zgjedhor. Dega jonë ka dhënë nënshkrimet (për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku)”, ka thënë ai.

Burime të Periskopit bëjnë të ditur se gjatë ditës së nesërme pritet të deponohen zyrtarisht nënshkrimet e delegatëve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ku do të kërkohet më pas shkarkimi i kryetarit aktual, Lumir Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit