Kampioni i Kosovës, Drita luan nesër ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve ndaj Kauno Zalgiris.
Ndeshje që do të jetë e madhe për gjilanasit, të cilët synojnë të bëjnë mrekulli edhe më shumë se vitin e kaluar.
Para kësaj ndeshje foli trajneri i Dritës, Zekirja Ramadani ku tha se do të jetë një përballje 50-50.
“Nesër gjithçka është 50-50. Ndoshta na favorizon fakti që luajmë si vendas, prandaj shpresoj që tifozët të jenë në numër sa më të madh. Do të jemi shumë më agresivë se në ndeshjen e parë dhe duhet të tregojmë sa më shumë guxim. Që nga minuta e parë duhet ta mbajmë kundërshtarin sa më larg portës sonë, pasi dihet që janë shumë të rrezikshëm në sulm”, u shpreh Ramadani.
Drita-Kauno Zalgiris, do të luhet nesër në “Fadil Vokrri” me fillim në orën 20:00






