Wayne Rooney ka kritikuar ashpër vendimin e Chelseat për t’ia dhënë fanellën me numrin 9 sulmuesit Joao Pedro.
Legjenda angleze beson se ky numër është kthyer në një “mallkim” në Stamford Bridge dhe paralajmëron se mund të ndikojë edhe te braziliani.
“Sinqerisht, e urrej këtë vendim të Chelseat. Joao Pedro shënoi 20 gola sezonin e kaluar, fitoi vetëbesim dhe më në fund dukej sikur i përkiste këtij niveli… dhe pastaj i jepni fanellën me numrin 9?”
Rooney kërkon një zgjidhje drastike nga klubi londinez:
“Chelsea duhet ta eliminojë atë numër. Seriozisht. Fanella me numrin 9 është kthyer në një mallkim në Stamford Bridge.”
Ai madje paralajmëroi se João Pedro mund të ketë vështirësi pikërisht për shkak të presionit që sjell kjo fanellë.
“Po jua them që tani, mos u habitni nëse Joao Pedro has vështirësi për shkak të saj. Chelsea duhet ta tërheqë përgjithmonë fanellën me numrin 9.






