Dega e Vetëvendosjes në Gjilan dje mblodhi drejtuesit e të gjitha qendrave të kësaj partie në Kosovë bashkë me kreun e saj, Albin Kurti, në një takim.
Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, aty u diskutua rreth situatës aktuale politike “me theks të veçantë zhvillimeve në procesin e konsolidimit të institucioneve”.
Partia e Kurtit tha se në këtë tubim folën edhe për “rritje të angazhimit” dhe organizim në terren.
“Po ashtu temë diskutimi ishin çështjet organizative; forcimi dhe konsolidimi i organizimit tonë në terren, procesi i zgjedhjeve të brendshme, funksionimi i strukturave organizative në bazë, planifikimi i punës dhe rritja e angazhimit në çdo lagje e fshat”, tha partia e Kurtit.
Kjo mbledhje u zhvillua në “një ditë të veçantë” për partinë meqenëse kishin 21-vjetorin e themelimit të qendrës së parë të Lëvizjes Vetëvendosjes, Qendrës së Gjilanit.
Pas diskutimeve në takim, VV tha se mbajtën një koktej rasti për të shënuar këtë përvjetor.
“21 vjet organizim, aktivizëm dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve. Një rrugëtim që vazhdon edhe me më shumë punë e përkushtim për Republikën tonë






