22.9 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

“Ronaldo s’do t’i bashkohet Napolit”

- Advertisement -

Cristiano Ronaldo është në qendër të vëmendjes në ditët e fundit të merkatos, me emrin e tij që lidhet me një largim të mundshëm nga Man United.

Portugezi, pesë herë fitues i Topit të Artë, thuhet se mund t’i bashkohet Napolit, në një marrëveshje që sheh Victor Osimhen t’i bashkohet Man Unitedit.

Megjithatë, gazetari spanjoll, Edu Aguirre, një nga miqtë e ngushtë të Cristiano Ronaldo, ka bërë të ditur se portugezi nuk do të shkojë në jug të Italisë.

Ronaldo kërkon futboll në Champions League dhe agjenti i tij Jorge Mendes po shikon për opsionet.

Erik ten Hag, trajneri i Man United, ka thënë se dëshira e tij është ta ketë portugezin në skuadër.

Mbetet të shihet se çfarë do të sjellin orët e fundit të merkatos për lojtarin portugez.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit