Gianluigi Buffon dhe Cristiano Ronaldo janë njohur zyrtarisht nga UEFA si dy më të mirët në histori të kësaj gare.
Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ia ka dhënë legjendës italiane çmimin e “Portierit Legjendar”, ndërsa portugezi e ka fituar “Golashënuesi më i mirë në histori të garës”.
Për më tepër, kreu i UEFA-s ka thënë për Buffonin se është portieri më i mirë i të gjitha kohërave sipas tij.
“Për mua personalisht, ai është portieri më i mirë në histori”, ka thënë Ceferin në ceremoninë zyrtare.
Në anën tjetër, Ronaldo ka thënë se ka shumë kutime të mira nga Liga e Kampionëve, përkundër se luan tani në Aarabi.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë e mbylli karrierën e tij në garën më të madhe për klube në Evropë me 140 gola të shënuara.