Prishtina po vazhdon me bilanc 100% në Superligën e Kosovës, pas pesë ndeshjeve të saj të para në elitë sivjet.
Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu ka fituar sonte ndaj Feronikelit ’74, me ndeshjen e luajtur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.
Prishtina fitoi 3-0 ndaj Niklit, me nga një gol të shënuar për pjesë.
Në pjesën e parë, Prishtina e gjeti golin e parë në minutën e 33-të përmes Assane Diatta, i cili u asistua nga Arianit Fazlija.
Ky i fundit shënoi edhe vetë në minutën e 61-të, me asistimin nga Albin Krasniqi.
Golin e tretë për Prishtinën e shënoi përsëri Diatta, në minutën e 92-të.
Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë nga pesë ndeshjet e para, derisa e ka një ndeshje më pak të zhvilluar – atë ndaj Dritës.
Ndërkohë, Feronikeli ’74 mbetet i parafundit në tabelë, me tri pikë të grumbulluara pas gjashtë xhirosh.






