Paqe në “Derbin e Anamoravës”, Drita – Gjilani mbyllet pa gola

- Advertisement -

Ka përfunduar ndeshja derbi e xhiros së gjashtë mes Dritës dhe Gjilanit, i cili njihet ndryshe edhe si “Derbi i Anamoravës”.

Pas më shumë se 90-të minutave në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ndeshja derbi përfundoi me barazim, pa gola.

Në derbin e sontëm, Drita ishte më e mirë në aspektin e posedimit, por edhe rasteve të krijuara.

Robert Rrahmani e humbi rastin më të mirë të Gjilanit në këtë përballje, duke dështuar dy herë para portierit Faton Maloku.

Rastin më të mirë për Dritën në këtë takim e pati Liridon Balaj, goditja e bukur e të cilit u ndal nga portieri Marijan Coric.

Drita vazhdon pa fitore në Superligë, për xhiron e tretë radhazi, pas barazimit me Drenicën dhe humbjes ndaj Feronikelit ’74.

Ndërsa, Gjilani e merr këtë pikë, pas fitores në derbin tjetër ndaj Ballkanit të mërkurën.

Drita e Ardian Nuhiut tashmë ka tetë pikë nga pesë ndeshje – një ndeshje e ka më pak të zhvilluar, atë ndaj Prishtinës.

Ndërkohë, Gjilani ka 11 pikë nga gjashtë përballje në këtë fillimsezon në Superligë.

Të ngjashme

Të fundit