72 orë para vendimit të madh, ish-komandantët e UÇK-së mblidhen te Sami Lushtaku

- Advertisement -

Ish-komandantë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbledhur të dielën në Drenicë, në një takim te Sami Lushtaku.

Takimi po zhvillohet vetëm 72 orë para vendimit të Gjykatës Speciale për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.

Deri më tani, nuk janë bërë të ditura arsyet e kësaj mbledhjeje dhe as temat për të cilat kanë diskutuar ish-komandantët.

Takimi vjen një ditë pas protestës së mbajtur në Prishtinë, ku qytetarët kërkuan lirimin e ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Të ngjashme

Të fundit