Drenica bindshëm ndaj Vushtrrisë, regjistron fitoren e parë të sezonit

- Advertisement -

Drenica ka regjistruar fitoren e parë këtë sezon, pasi ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat të thellë 0-3 në Superligën e Kosovës.

“Kuqezinjtë” e nisën më mirë ndeshjen dhe kaluan në epërsi në minutën e 13-të, me Altin Vojvodën që shënoi pas asistimit të Limanit.

Drenica vazhdoi të ishte skuadra më e rrezikshme, ndërsa epërsinë e dyfishoi Donat Mehmeti në minutën e 78-të me një gol të bukur.

Fitoren e mysafirëve e vulosi Osman Mëziu, i cili realizoi nga pika e bardhë në minutën e 89-të.

Pas kësaj fitoreje, Drenica ngjitet në vendin e shtatë me gjashtë pikë, ndërsa Vushtrria mbetet e vetmja skuadër në elitën e futbollit kosovar pa pikë.

Të ngjashme

Të fundit