Presidenti Ademi: Një pasdite me emocione dhe respekt për gjeneratën e artë të futbollit

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka ndarë emocionet nga një aktivitet i veçantë kushtuar figurave të çmuara të futbollit kosovar, Favzi Ramës dhe Faton Domit.

Ademi ka bërë të ditur se ka pasur kënaqësinë të jetë mes futbollistëve të gjeneratës së artë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve dhe respektit për njerëzit që kanë kontribuar ndër vite në zhvillimin e futbollit.
“Futbolli nuk është vetëm lojë. Është histori, miqësi, respekt dhe një lidhje që i bashkon gjeneratat”, ka shkruar Ademi.

Ai ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që, ndër vite, kanë kontribuar në shkrimin e historisë së futbollit të Kosovës. 🇽🇰⚽️

Postimi i plotë:

Një pasdite me shumë emocione, kujtime dhe respekt për njerëzit që i kanë dhënë kaq shumë futbollit tonë, në kohën kur futbolli ishte më shumë se sport.

Sot pata kënaqësinë të jem mes futbollistëve të gjeneratës së artë, në një aktivitet të veçantë kushtuar dy emrave të çmuar dhe të paharruar të futbollit tonë, Favzi Ramës dhe Faton Domit.

Aktivitete të tilla na rikujtojnë se futbolli nuk është vetëm lojë. Është histori, miqësi, respekt dhe një lidhje që i bashkon gjeneratat.

Mirënjohje për të gjithë ata që ndër vite e kanë shkruar historinë e futbollit tonë. 🇽🇰⚽️

#MeFutbollinPërKosovën

Të ngjashme

Të fundit