Manchester United po planifikon një investim masiv prej 150 milionë funtash për të rindërtuar mesfushën pas largimit të Casemiros.
Trajneri Michael Carrick kërkon tri përforcime kryesore, një pasardhës të denjë për brazilianin, ku synohet Tchouaméni ose Adam Wharton, një zëvendësues për Manuel Ugarten dhe një talent të ri si Shea Charles.
Ky plan synon të krijojë një repart dominues rreth yllit Kobbie Mainoo, duke i dhënë skuadrës fuqinë e duhur për t’u përballur me sfidat e Champions League dhe Premier League sezonin e ardhshëm.






