Ferran Torres e ka bërë një investim të rëndësishëm në tregun e pasurive të paluajtshme, duke e blerë ndërtesën ku ndodhen zyrat e Valencias, pranë stadiumit Mestalla.
Sulmuesi i PSG-së i ka paguar rreth 7 milionë euro për pronën që e ka një sipërfaqe prej afro 5.000 metrash katrorë.
Valencia do të vazhdojë t’i shfrytëzojë zyrat si qiramarrëse deri në transferimin në stadiumin e ri, Nou Mestalla, i cili pritet të jetë gati në vitin 2027.
Pas largimit të klubit, Torres planifikon ta rinovojë ndërtesën dhe ta mbajë në funksion si hapësirë zyrash.
Ky është investimi i dytë i futbollistit në atë zonë, pasi ai tashmë e zotëron një tjetër ndërtesë me rreth 50 zyra, të cilat janë të gjitha të dhëna me qira.
Lëvizja ka edhe rëndësi emocionale për Torresin, i cili është produkt i akademisë së Valencias dhe nuk e ka fshehur kurrë lidhjen me klubin.
Ndërkohë, shitja e pronës i sjell Valencias rreth 7 milionë euro të ardhura, që mund ta ndihmojnë edhe në përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar të janarit.






