Nga një talent 130 milionësh në futbollist pa klub, rënia e pabesueshme e Jadon Sanchos

- Advertisement -

Jadon Sancho po e përjeton periudhën më të vështirë të karrierës.

Anglezi, i cili në vitin 2020 vlerësohej rreth 130 milionë euro pas paraqitjeve fantastike me Borussia Dortmundin, aktualisht është pa klub, pasi Manchester United vendosi të mos ia vazhdojë kontratën.

Në verën e vitit 2021, United i pagoi rreth 85 milionë euro për ta rikthyer në Angli, por Sancho nuk arriti asnjëherë t’i përmbushte pritshmëritë.

Përplasja me Erik ten Hagun dhe huazimet te Dortmundi, Chelsea e Aston Villa e larguan gjithnjë e më shumë nga niveli që kishte treguar në Gjermani.

Tani, në moshën 26-vjeçare, anësori anglez po kërkon një mundësi për ta ringjallur karrierën.

Getafe kishte shfaqur interesim për shërbimet e tij, ndërsa në garë janë përmendur edhe mundësi nga vende të tjera.

Rënia e tij është tronditëse: nga një prej talenteve më të vlerësuar në Evropë, Sancho tashmë është futbollist i lirë dhe në kërkim të një klubi ku mund ta rifitojë besimin dhe formën e dikurshme.

Të ngjashme

Të fundit