“Femicidi është urgjencë kombëtare”, protestohet kundër vrasjeve së grave

- Advertisement -

Me thirrjet “Femicidi është urgjencë kombëtare”, ka nisur protesta në Prishtinë për vrasjen e grave, raporton Ekonomia Online.

Organizatorët dhe pjesëmarrëset po kërkojnë përgjegjësi institucionale, drejtësi dhe masa konkrete për parandalimin e vrasjeve të grave.

Përmes një komunikate, RRG-ja ka theksuar se femicidi duhet të trajtohet si urgjencë kombëtare, duke kërkuar nga institucionet që të ndërmarrin veprime konkrete për mbrojtjen e grave.

Organizata ka rikujtuar se vrasjet e grave shpesh paraprihen nga kërcënime, përndjekje, kontroll dhe forma të tjera të dhunës, ndaj institucionet duhet t’i trajtojnë me seriozitet raportimet dhe kërkesat për ndihmë, për të parandaluar përshkallëzimin e dhunës.

Të ngjashme

Të fundit