Kryeministri Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Brukselit, ku do të marrë pjesë në Samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor.
Kështu ka njoftuar vetë zyra e kryeministrit përmes një komunikate për media.
Ndryshe, liderët e Bashkimit Evropian dhe të shteteve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot në një samit në Bruksel, i cili shihet si një mundësi tjetër që institucionet e bllokut evropian të riafirmojnë përkushtimin ndaj politikës së dyerve të hapura për vendet e rajonit, nëse ato përparojnë në reformat e nevojshme për t’u afruar me strukturat evropiane






