Ganimete Musliu: Kosova ka nevojë për udhëheqës të vërtetë

- Advertisement -

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar qeverisjen e viteve të fundit në Kosovë, duke thënë se vendi ka nevojë për udhëheqës të vërtetë dhe njerëz që i dalin zot shtetit.

Duke postuar një foto krah Thaçit dhe Lushtakut, ajo deklaroi se prej gjashtë vitesh Kosova ka mbetur “pa zot shtëpie”, ndërsa sipas saj vendi është lënë në duart e njerëzve nga të cilët “ky vend nuk pa asnjëherë hajër”.

“Shteti nuk mbahet me propagandë e fjalë boshe, por me përgjegjësi, dinjitet dhe punë”, ka shkruar Musliu.

Të ngjashme

Të fundit