Gjatë kontrollit të një automjeti në Suharekë, policia gjen dhe sekuestron një armë zjarri

- Advertisement -

Më 24.11.2026, rreth orës 11:45, patrulla policore e Njësisë së Rregullimit të Trafikut Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, gjatë kontrollimit të dokumentacionit të një automjeti në një pikë kontrolli në Suharekë, ka vërejtur në kroskotin e automjetit një armë zjarri – pistoletë, të mbushur me një krehër me katër fishek.

Në momentin e kontrollit, personi që drejtonte automjetin nuk posedonte leje përkatëse për mbajtjen e armës në fjalë.

Më vonë, në stacionin policor është paraqitur edhe pronari i armës së zjarrit, i cili posedonte leje për armën në fjalë. Megjithatë, me vendim të prokurorit, duke marrë parasysh se në momentin e ndalimit arma ishte gjetur në posedim të personit të dyshuar, ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Pas intervistimit, i dyshuari A.M., 26 vjeçar është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa arma është sekuestruar përkohësisht.

Të ngjashme

Të fundit