Nico Paz mund t’i kushtojë Realit veç 14 milionë euro

- Advertisement -

Real Madridi mund ta realizojë një tjetër lëvizje të zgjuar në treg, duke e rikthyer në skuadër Nico Pazin, i cili është shndërruar në një prej mesfushorëve më premtues në futbollin evropian.

Klubi madrilen e shiti argjentinasin te Como në verën e vitit 2024 për vetëm gjashtë milionë euro, por në marrëveshje e përfshiu një klauzolë riblerjeje.

Nën drejtimin e Cesc Fabregasit, 22-vjeçari ka bërë përparim të jashtëzakonshëm. Ai është shpallur lojtari më i mirë i Serie A-së U23 në sezonin e parë, ndërsa më pas e fitoi çmimin e mesfushorit më të mirë të kampionatit.

Në dy vite me Comon i ka regjistruar 50 kontribute në gola, me 25 realizime dhe 25 asistime, duke qenë një prej figurave kryesore të suksesit të klubit italian.

Sipas Goal, Reali e ka mundësinë ta rikthejë Pazin në verën e vitit 2027 për 80 milionë euro.

Megjithatë, për shkak të marrëveshjes fillestare dhe 60 milionë eurove që Como i pagoi për t’i ruajtur të drejtat mbi klauzolën e riblerjes, investimi real i madrilenëve do të ishte vetëm 14 milionë euro.

Kështu, Florentino Perez mund ta përfitojë një futbollist që është zhvilluar në nivelin më të lartë, pa shpenzuar shuma të mëdha.

Megjithatë, rikthimi nuk është i sigurt, pasi vetë Paz e ka refuzuar edhe më parë mundësinë për t’u kthyer në Madrid.

Ai ndihet mirë te Como dhe dëshiron garanci për një rol të rëndësishëm në skuadër.

Për më tepër, Reali duhet t’ia gjejë vend në një ekip ku konkurrenca është e madhe, me Mbappen, Bellinghamin, Arda Gulerin dhe Yan Diomanden.

Në fund, vendimi për të ardhmen mbetet në duart e talentit argjentinas.

Të ngjashme

Të fundit