Joshua Kimmich është shpallur lojtari i ndeshjes Bayern Munich – Arsenal, në sfidën e kthimit të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Kimmich realizoi golin e fitores për bavarezët në ndeshjen e së mërkurës, në minutën e 63’, duke e dërguar Bayernin në gjysmëfinale.
Përndryshe, Bayerni u kualifiku pasi e mposhti Arsenalin me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Ekipi gjerman e pret në gjysmëfinale fituesin e ndeshjes Manchester City-Real Madrid.