Real Madridi ka reaguar pas komunikimit të UEFA-s për “çështjen Negreira”, duke konfirmuar se organi evropian ka pranuar denoncimin e klubit dhe ka vijuar hetimin.
Klubi madrilen thekson se ka dorëzuar dokumentacion dhe prova lidhur me pagesat e Barcelonës ndaj ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Arbitrave.
Real Madridi kërkon që hetimi të përfundojë sa më shpejt dhe organet kompetente të marrin vendimet përkatëse.
Klubi ka bërë të ditur se do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n për zbardhjen e plotë të çështjes.






