Joao Felix zgjedh Barcelonën si destinacionin e ardhshëm

- Advertisement -

Joao Felix dëshiron të rikthehet te Barcelona pas përfundimit të aventurës së tij në Arabinë Saudite.

Portugezi ka kontratë me Al-Nassr deri në qershor 2027, por synon rikthimin në futbollin evropian si lojtar i lirë.

Sipas “Sport”, Barcelona është destinacioni i preferuar i 26-vjeçarit.

Aktualisht transferimi i tij nuk është prioritet për katalanasit, por situata mund të ndryshojë, ndërsa Felix është i gatshëm të ulë ndjeshëm pagën për t’u rikthyer në “Camp Nou”.

Të ngjashme

Të fundit