Hamza dhe Rama në Qeveri, takim me Kurtin për Dhomat e Specializuara

- Advertisement -

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, së bashku me deputetin Rrahman Rama, për të zhvilluar një takim me kryeministrin Albin Kurti.

Në takim pritet të diskutohet propozimi i PDK-së për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Takimi vjen në kuadër të diskutimeve për ndryshimet e propozuara nga PDK-ja lidhur me funksionimin dhe kuadrin ligjor të Dhomave të Specializuara.

 

Të ngjashme

Të fundit