FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

- Advertisement -

Forca e Sigurisë së Kosovës ka zhvilluar trajnimin “Train the Trainers” për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare, i dedikuar instruktorëve të FSK-së.

Trajnimi është mbajtur në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë dhe është organizuar në bashkëpunim me NALT-in dhe Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.

Hapjen e kanë bërë gjeneral brigade Astrit Haliti dhe drejtori i NALT-it, gjeneral Thomas Schulte-Borghoff.

Gjatë trajnimit janë trajtuar tema që lidhen me zbatimin e së drejtës ndërkombëtare humanitare në operacionet ushtarake, përfshirë planifikimin e operacioneve, sjelljen gjatë armiqësive, operacionet urbane, përzgjedhjen e objektivave, teknologjitë e reja të luftës dhe përgjegjësitë komanduese.

“Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kapaciteteve të instruktorëve të FSK-së për përcjelljen e njohurive dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare humanitare në kuadër të trajnimeve ushtarake, si dhe avancimi i zbatimit të standardeve ndërkombëtare në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook

Të ngjashme

Të fundit