Një takim është planifikuar për javën e ardhshme, me miratimin e Ronaldos, me synimin për të riparuar marrëdhëniet mes të gjitha palëve, përfshirë trajnerin Jorge Jesus.
Federata Portugeze shpreson që situata të zgjidhet dhe nuk dëshiron që karriera e Ronaldos me kombëtaren të përfundojë në këtë mënyrë.
Ata besojnë se ai e meriton një lamtumirë me respektin dhe dinjitetin që i takon karrierës së tij.
Ronaldo u largua nga kampi i Portugalisë në Kopenhagë të mërkurën e 30 shtatorit, pasi ai besoi se u ‘tradhtua’ nga trajneri i kombëtares, Jorge Jesus.
Raportohet se ky i fundit i ka thënë Ronaldos se nuk do ta aktivizojë nga fillimi dhe do të luajë vetëm nga 30 minuta, por në ndeshjen ndaj Norvegjisë, ai nuk e futi fare Ronaldon.
Më pas, ndodhi një takim mes Federatës, trajnerit e Ronaldos dhe u dakordua se në konferencën për shtyp, Jesus do të kërkojë falje.
As këtë gjë nuk e bëri ai, dhe tashmë Ronaldo është larguar nga kampi portugez.
Portugalia fitoi ndeshjen e parë pa Ronaldon, duke e mposhtur Danimarkën në Kopenhagë, me shifrat prej 4-2.
Numrin 7 ikonik të Ronaldos e trashëgoi sulmuesi i Galatasarayt, Rafael Leao.






