Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se plani i LVV-së është që të vazhdojnë konsultimet me partitë politike opozitare për zgjedhjen e presidentit, me synimin që gjatë katër ditëve të ardhshme të gjendet një zgjidhje dhe të shmangen zgjedhjet e reja.
Ai ka shpresuar që takimi i cili po mbahet tani mes kryeministrit Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza të sjell rezultate pozitive.
Deputeti ka thënë se secili deputet duhet t’i thërras përgjegjjes dhe përgjegjësisë së tij politike dhe publike që t’i shmang zgjedhjet dhe t’i jap vendit institucione.
“Plani ynë është të vazhdojnë konsultimet me partitë politike opozitare për president që gjatë këtyre katër ditëve të gjejmë një zgjidhje dhe të martën e ardhshme të zgjedhim presidentin e Kosovës dhe t’i shmangim zgjedhjet krejtësisht të panevojshme, vendi ka nevojë për stabilitet institucional, për president dhe për të vazhduar punën. Uroj që kësaj here takimi mes Kurtit dhe Hamzës të ketë marrëveshje, po dua me shpresua që në këto katër ditë të vërejmë reflektim dhe të kemi një dakordim për presidentin. Fatkeqësisht deri para 16 shtatorit PDK dhe Aleanca i kanë refuzuar me kryeministrin Kurti. Secili deputet duhet t’i thërras përgjegjjes dhe përgjegjësisë së tij politike dhe publike që t’i shmang zgjedhjet dhe t’i jap vendit institucione”, ka deklaruar ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.
Rrustemi ka folur edhe për pasojat që, sipas tij, do të sillte mos zgjedhja e presidentit pas 6 tetorit, duke e lidhur situatën institucionale edhe me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.
“Nëse ne nuk e kemi presidentin pas 6 tetorit, nuk do të kemi as Kuvend as Qeveri fuqiplote, se si do të përballemi pastaj me Gjykatën Speciale. Në këtë situatë do duhej të gjejmë një zgjidhje për presidentin, I shkaktojmë shumë dëm vetë atyre katër ish-krerëve të UÇK-së që janë në Gjykatën në Hagë që po përballen me Gjykatën Speciale duke mos pasur institucione stabile. Beteja reale për këtë nismë ligjore fillon nëse në rast se miratohet në ditën e parë pas miratimit. Nisma ligjore me u miratua dhe presidenti jo atëherë ndërtojmë kauza eventuale ose temë për fushatë zgjedhore. Pikërisht në betejën tonë me Gjykatën Speciale është shumë më i rëndësishëm procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës sesa trajtimi në këtë fazë me nxitim i nismës ligjore me idenë që me 6 shkojmë në zgjedhje”, ka deklaruar Rrustemi.






