23.2 C
New York
Tuesday, May 28, 2024

Buy now

Xhuli: Në Kosovë nuk do të bëhet më luftë, por nëse bëhet Vedati do të ikë përsëri

- Advertisement -

Juliana Nura, një ndër bukuroshet që mori pjesë në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 1”, ka thumbuar aktorin Vedat Bajrami, me të cilin pati një konflikt të hapur gjatë qëndrimit të tyre të përbashkët në shtëpi – kur ai në mënyrë ironike e kishte quajtur “komandante e Dubait” dhe nuk i kishte kërkuar falje.

Këtë thumbim, Nura e bëri gjatë një pyetjeje nga moderatori Fis Juniku në “Shok Podcast” në lidhje me mundësinë e rikthimit të luftës në Kosovë.

Në një reagim ‘hakmarrës’, bukuroshja drenicase e lidhi përgjigjen e saj me rrëfimin e njohur të Vedatit rreth përvojës së tij në Bllacë gjatë luftës së fundit në Kosovë, ku Vedati pati treguar në BBVK 1 me shumë ndjenja se si ishte përfshirë si refugjat.

“Nuk mendoj që do të krisë më lufta. Vedati do të ikë përsëri, ai është Komandant Bllaca, e ka thënë vet”, tha Xhuli.

Në vazhdim të përgjigjes së saj, Juliana përshëndeti të gjithë ata që kontribuan në luftën për liri, duke u shprehur me respekt dhe mirënjohje: “Faleminderit për krejt ata që i kanë kapur pushkët edhe janë bërë burra, kanë luftuar për këtë vend, dhe sot ne flasim shqip, lirshëm dhe jemi të lirshëm të bëjmë atë që duan. Kështu që faleminderit atyre meshkujve dhe grave që kanë luftuar dhe nuk i kanë lënë serbët të na pushtojnë”.

Bukuroshja me origjinë nga Skenderaj i bëri thirrje të tashmes dhe të ardhmes duke theksuar kohën e diturisë si epokën e re për Kosovën. “Unë mendoj se koha e luftës ka përfunduar, tash është koha e diturisë”, përfundoi ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit