6.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Real Madrid e do Chiesa-n

- Advertisement -

Real Madridi e ka në shënjestër Federico Chiesa-n. “Galaktikët” e vlerësojnë së tepërmi sulmuesin e krahut të Juventusit, e janë gati që të investojnë për ta sjellë atë në “Santiago Bernabeu” gjatë merkatos së dimrit.

Portali spanjoll i specializuar për transferimet “Fikahes.net”, raporton se Reali kërkon që të përfitojë nga situata problematike që “Zonja e Vjetër” ndodhet.

Te “Los Blancos” kishin nisur prej disa javësh që të mendonin për realizimin e këtij transferimi.

Juventusi e vlerëson Chiesa të paktën 60 milionë Euro, por nisur nga problemet e fundit ligjore, çmimi i kartonit të tij mund të ulet.

25-vjeçarit i përfundon kontrata në qershorin e 2025-ës. Sulmuesi u rikthye në fushë më 2 Nëntor, 10 muaj pasi pësoi një dëmtim serioz në gju.

Ai debutoi ndaj PSG në Champions League, e më pas u rikthye si titullar në ndeshjen ndaj Napolit në stadiumin “Maradona”. Pas mbi një vit, ai rigjeti edhe golin me fanellën bardhezi, në takimin e Kupës së Italisë ndaj Monzës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit