12.1 C
New York
Thursday, April 25, 2024

Buy now

Momenti kur digjet vetura pas vrasjes së veteranit të UÇK-së në Kaçanik (VIDEO)

- Advertisement -

Policia njoftoi për vrasjen e 48-vjeçarit me inicialet N.C., në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, konkretisht në Kaçanik të Vjetër. Viktima ishte gjetur pa shenja jete në automjet.

Personi i vrarë është veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nusret Cena.

Dyshohet se persona të panjohur nga afërsia kanë shti breshëri plumbash mbi automjetin dhe shoferin e më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Gjithashtu, janë gjetur dy automjete të djegura.

Faqja lokale “sje kacanikli nese..” ka publikuar një video ku shihet vetura duke u djegur.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datën 23.01.2023 rreth orës 23:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Kaçanik të Vjetër një automjet i udhëtarëve ishte jashtë rrugës. Policia e stacionit në Kaçanik menjëherë i ka marrë masat e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe policët kanë vërejtur se një person në ulësen e parë të shoferit dyshohej se ishte pa shenja jete. Janë njoftuar ekipet mjekësore të cilët kanë konstatuar se personi është pa shenja jete. Më pas policia ka pranuar një informacion tjetër se në fshatin Soponicë të Kaçanikut afër autostradës një automjet tjetër i udhëtareve ishte përfshirë nga flaka. Ekipet zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

https://fb.watch/ifmIQuX-oK/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit