24.8 C
New York
Friday, May 24, 2024

Buy now

Raportimet për keqpërdorimet me patentë-shofer, Prokuroria e Pejës vazhdon hetimet

- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Pejë është aktivizuar me hetime pas raportimeve se rajoni i Pejës po prin për sa i përket keqpërdorimeve me patentë-shoferë.

Nga kjo prokurori konfirmuan për Express se aktualisht kanë duke u zhvilluar hetime, teksa thanë se nuk mund të ndajnë më shumë detaje.

“Departamenti i Krimeve të Rënda është duke vazhduar me hetimet, për momentin nuk mund të jap më shumë detaje pasi pengohet procesi i hetimeve”, tha ai.

Ishte zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durimishi ai që derisa kishte njoftuar për shkeljet ligjore që kanë gjetur gjatë procesit të marrjes së patent-shoferit, ka njoftuar se në rajonin e Pejës dyshohet se janë bërë më së shumti keqpërdorime.

Durmishi para disa javësh kishte dorëzuar në Prokurorinë e Pejës raportin me qindra raste, ku përfshihen emra të personave të dyshimtë nga autoshkolla, ekzaminier e zyrtarë të ministrisë.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani kemi gjetur që bëhet fjalë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë. Dyshimet tona kanë filluar nga informatat e shumta që na dërgonin qytetarët. Pas analizimit të statistikave vjetore që jemi njoftuar nga departamenti na kanë njoftuar që ka dyshime për keqpërdorime të shumta”, kishte theksuar Durimishi.

Durimishi kishte paralajmëruar se nëse konfirmohen dyshimet e tyre, do të konfiskojnë të gjitha patentë-shoferët që janë marrë kundërligjshëm.

Ministria e Infrastrukturës para pak ditësh ua ka ndërprerë marrëdhënien e punës tre ekzaminerëve të angazhuar në departamentin për patentë-shofer.

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kishte thënë se vendimi është marrë pas informatave për dyshime të bazuara në keqpërdorime të mëdha në procesin e punës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit