17.4 C
New York
Tuesday, April 30, 2024

Buy now

Raporti i DASh-it për shkarkimin e Dakës, reagon këshilltari i Osmanit

- Advertisement -

Artan Murati, këshilltari i Presidentes, Vjosa Osmani, ka konsideruar se raporti i DASH-it nuk e ka quajtur politikisht të motivuar vendimin e presidentes për shkarkimin e kryesueses së KQZ-së, Valdete Daka.

Ai në Facebook shkruan se ky raporto nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket ngjarjeve, teksa shton se DASH-i s’ka bërë vlerësim të procesit.

“Raporti i DASH-it nuk e ka quajtur vendimin e Presidentes së Republikës për ndërprerjen e mandatit të kryesueses së KQZ-së si politikisht të motivuar, por nënvizon qëndrimet e palëve sa i përket këtyre ngjarjeve, përfshirë opozitën dhe organizatat e shoqërisë civile. DASH-i nuk ka bërë asnjë vlerësim të procesit”, shkruan ai në Facebook.

Në raportin e Departamentit të amerikan të Shtetit, mbi të Drejtat e Njeriut në Kosovë fillimisht është dhënë një shpjegim se si Presidentja në detyrë, në një deklaratë publike ka kritikuar votimin e KQZ-së, për moscertifikimin në zgjedhjet e 14 shkurtit të kandidatëve që ishin të dënuar me vendim të prerë të Gjykatës.

Raporti përshkruan se si, pas kësaj, Presidentja e vendit e shkarkoi Dakën nga KQZ-ja dhe citon organizatat e shoqërisë civile, të cilat e quajtën vendimin e Osmanit për Dakën si “të motivuar politikisht”.

Në raportin e DASH-it citohet edhe një pjesë e një raporti i Bashkimit Evropian për zgjedhjet, i vitit 2021, ku thuhet se shkarkimi i Dakës “Nuk mund të mbështetej në mënyrë të duhur as me arsyetimin se vendimi u mor mbi bazën e Ligjit për Zgjedhjet të Përgjithshme.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10225496622817533&id=1085131450

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit