Raphinha ka rrëfyer se në vitin 2024 e kishte marrë vendimin për t’u larguar nga Barcelona, por ardhja e Hansi Flick ndryshoi gjithçka
Braziliani tregon se ishte në Brazil kur Flick e telefonoi dhe i kërkoi të takoheshin para se të merrte vendimin përfundimtar.
“E dija në kokën time se do të largohesha. Ishte vendosur. Flick më tha se kishte besim tek unë dhe se do të isha i rëndësishëm për ekipin. Në një moment të tillë, disa fjalë të vogla mund të të ndryshojnë”, tha Raphinha.
Sulmuesi i Barcelonës theksoi se Flick i dha besimin që i mungonte dhe ndryshoi mentalitetin e tij.
“Ai më dha besimin për të luajtur futbollin tim. Gjithmonë kam thënë se Flick më ndryshoi mentalitetin dhe më ndryshoi edhe si person”, u shpreh Raphinha.






