Çlirim Haziri fton qytetarët në natën e 11-të të protestës “Jo në emrin tim”

- Advertisement -

Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, u ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen edhe sonte, nga ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

“DITA 11. Edhe sonte, në ora 21:00, Sheshi ‘Skënderbeu’. Nuk ndalemi. Nuk heshtim. Nuk harrojmë. Bashkë për UÇK-në! Shihemi sonte!”, ka shkruar Haziri.

Protestat “Jo në emrin tim” po mbahen kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Link: https://www.facebook.com/share/p/1bejPbNv9E/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit