Kosova gati për ndeshjen me Austrinë

- Advertisement -

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar sot stërvitjen e radhës në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e nesërme kundër Austrisë në Vjenë.

Në seancën e sotme, Albian Hajdari dhe Edon Zhegrova u stërvitën të diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, duke zhvilluar vrapime të lehta për shkak të shqetësimeve nga ndeshja e kaluar. Pjesa tjetër e futbollistëve zhvilloi stërvitjen me intensitet të plotë dhe përkushtim maksimal.

Përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij u përqendruan në përgatitjet taktike, duke punuar me futbollistët në detajet e planit të lojës dhe mënyrën se si Dardanët synojnë ta përballojnë sfidën e nesërme.

👀 Fokus i plotë për ndeshjen e radhës dhe për sukses!

🇽🇰 Forca Dardanë!

Të ngjashme

Të fundit