Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar Justina Shiroka Pulën për zgjedhjen në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Rama e ka cilësuar Shiroka Pulën si “mike të çmuar” dhe personalitet me dije e përvojë.
“Urime znj. Justina Shiroka Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Si mike e çmuar dhe personalitet me dije e përvojë, ju uroj suksese në këtë përgjegjësi të lartë shtetërore. Kosova ka nevojë për unitet, guxim dhe institucione që japin rezultate. Uroj që mandati juaj të forcojë bashkëpunimin dhe besimin në të ardhmen e vendit. Si Kryetar i Prishtinës, e keni përkushtimin tim për të punuar së bashku për një Kosovë më të fortë dhe me më shumë mundësi për çdo qytetar. Ju priftë e mbara, Presidente!”






