Begaj uron Shiroka-Pulën: Në çdo sfidë, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë

- Advertisement -

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, uroi Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Presidenti Begaj thekson se Shqipëria dhe Kosova do të qëndrojnë bashkë përballë sfidave dhe në rrugën drejt së ardhmes evropiane.

“Urime të përzemërta znj. Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen Presidente e Republikës së Kosovës! Në çdo sfidë dhe në çdo hap drejt së ardhmes evropiane, Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë. Urime Presidente! Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët kudo ku janë!”, shkruan Begaj.

Me 81 vota “për”, Justina Shiroka-Pula mbrëmë u zgjodh presidentja e 6-të e Kosovës, që nga shpallja e pavarësisë

Të ngjashme

Të fundit