Në një prononcim për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Haxhiu ka thënë se avokati i popullit në Speciale nuk e ka kryer punën siç duhet, derisa ka theksuar se janë në dijeni për shkeljen e të drejtave të njeriut për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Sa i përket draftit të strategjisë natyrisht që grupi punues po punon. Kuvendi i Kosovës aty është i përfaqësuar përveç grupeve parlamentare edhe unë kam të deleguar përfaqësuesin në këtë grup. Me aq sa jam në dijeni puna aty po vazhdon. Shumë shpejt do ta kemi strategjinë dhe roli i Kuvendit këtu është shumë i rëndësishëm, për shkak të mekanizmit mbikëqyrës”.
“Ju e dini që gjithnjë kemi fol për shkeljen e të drejtave të njeriut nga Gjykata Speciale, fatkeqësisht avokati i popullit atje nuk e ka kryer punën e tyre. Unë këtë çështje e kam ngritur edhe sa kam qenë Ministre e Drejtësisë, e kam ngritur në secilën instancë atje, fatkeqësisht nuk ka pasur asnjëherë reflektime dhe ne jemi në dijeni për shkeljen e të drejtave të tyre, por në anën tjetër nuk e kemi asnjë vendim të vetëm të avokatit të popullit atje që janë cenu të drejtat atyre. Prandaj, Kuvendi i Kosovës shumë shpejtë do të angazhojë institucion mekanizëm që do të merret me këtë përgjegjësi”.
Shumë ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vazhdimisht kanë ngritur shqetësimin se ish-krerëve të UÇK-së po iu shkelen të drejtat e njeriut nga Specialja.






