Rama i ashpër ndaj Kurtit: Ka deficit personal e politik, i sulmon figurat e UÇK-së si “hajna” dhe “kriminelë”

- Advertisement -

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deficit personal e politik, pasi s’e ka dhënë asnjë kontribut në luftën çlirimtare.

Për ktë arsye, ai ka thënë se vazhdimisht sulmon figurat e UÇK-së dhe tenton që familjet atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës.

“Albin Kurti ka deficit të madh politik dhe personal, sepse nuk ka asnjë kontribut as në luftën çlirimtare dhe as në ndërtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Prandaj, në vazhdimësi përpiqet ta mbulojë këtë mungesë me propagandë, duke sulmuar figurat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si “hajna” e “kriminelë” dhe, me ligësinë më të madhe, duke tentuar që familjet më të mëdha atdhetare t’i bëjë pjesë të diskursit të fushatës.

Për gjashtë vjet në pushtet, e ka zhytur vendin në varfëri dhe stagnim. Pa ASNJË projekt madhor, pa zhvillim kapital dhe pa ASNJË rezultat konkret. ASNJË. ZERO.

Në mungesë të rezultateve, ai vazhdon të mbështetet në propagandë.

Të shohim me çfarë do të vendosë ta vazhdojë fushatën: me ndonjë kërcënime për jetë! Me ndonjë premtim për mërgatën! Apo me një tjetër episod patriotik propagandues!”, ka shkruar ai.

Të ngjashme

Të fundit